Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pas sherrit e dhunuan dhe qëlluan me armë drejt makinës së tij, zbardhet ngjarja në Shkodër, kush është 42-vjeçari i plagosur
Një sherr i nisur për arsye banale, ka çuar në një përplasje fizike dhe të armatosur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik. Policia bën me dije se rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, Edison Tirana 42 vjeç, banues në Bericë. Ky i fundit është përfshirë në konflikt për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri makinën e tij, por plumbat nuk e kanë prekur shoferin. Pasi është qëlluar me armë në drejtim të mjetit, 42-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës dhe është përplasur me barrierat...