EMRI/ Plagë në kokë dhe trup, identifikohet shoferi ndaj të cilit u qëllua me armë në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme qytetin e Koplikut, ku një 42-vjeçar është sulmuar nga disa persona dhe ka marrë plagë në kokë dhe trup.

Policia bën të ditur ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, kur në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur Edison Tirana, banues në Berdicë, me dëmtime nga përdorimi i sendeve të forta.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit janë përdorur edhe armë zjarri, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Berdicë.

42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.