foto ilustruese
SHKODËR- Është qëlluar me armë zjarri pak minuta më parë një automjet në lëvizje në aksin Shkodër- Hani i Hotit, pranë rrethrrotullimit të Koplikut.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti është goditur nga pesë plumba në pjesën e pasme, tek bagazhi. Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur në bordurën e një karburanti. Ai është larguar nga vendngjarja dhe dyshohet se mund të ketë mbetur i plagosur për shkak të plumbave të marrë. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.
Konflikti mes dy palëve thuhet se ka filluar që nga dogana e Hanit të Hotit, ku janë përplasur fillimisht për shkak të parakalimeve dhe më pas situata ka eskaluar në përleshje me armë zjarri. Autoritetet kanë identifikuar automjetin tjetër dhe personin që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
Njoftimi i Policisë:
Të shtëna me armë zjarri raportohen në aksin Shkodër-Hani i Hotit.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një makinë në ecje është qëlluar me armë zjarri.
Me pas mjeti eshte perplasur me nje barriere ne ane te rruges ne afersi te nje karburanti. Drejtuesi i mjetit eshte larguar nga vendi i ngjarjes.
Deri tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar./ZËRI
