Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Atentat/ qëllohet me armë drejt një automjeti, shoferi humb kontrollin dhe aksidentohet
Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 21:33 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër–Hani i Hotit, ku një automjet është qëlluar me armë zjarri gjatë lëvizjes. Si pasojë e të shtënave, drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin e saj dhe është përplasur me një barrierë në afërsi të një karburanti. Pas aksidentit, shoferi ka lënë vendin e ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga policia. Fatmirësisht, nuk ka raportime për persona të lënduar rëndë deri tani, por situata mbetet e rënduar dhe po hetohet nga autoritetet. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po mbledh provat, ndërsa pritet një reagim zyrtar për të dhënë detaje mbi motivin dhe autorët e mundshëm të atentatit. Autoritetet bëjnë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim nga...