Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Rama: “Kamerat e qytetit, zgjidhja për pastërti dhe siguri në çdo lagje.”
Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 21:57 Kryeministri Edi Rama u shpreh se, përtej rregullave të vendosura nga autoritetet, disiplina qytetare dhe përgjegjësia e bizneseve janë vendimtare për ruajtjen e pastërtisë në qytet. Gjatë takimit të zhvilluar sot me banorë të Njësisë 3 në Tiranë, kryeministri iu përgjigj shqetësimit të një banori lidhur me mbeturinat dhe pastërtinë e qytetit, duke theksuar se pjesa më e madhe e ndotjes vjen nga vetë qytetarët dhe bizneset. “Meqë u bë krahasim me qytetet evropiane, të gjithë kemi parë qytete të ndryshme. Ka qytete që janë shumë të pastra, dhe ka që nuk janë. Sepse aty ku gjithçka është pastër, nuk është vetëm puna e bashkisë, por edhe ndërgjegjja qytetare dhe respektimi i rregullave: oraret e hedhjes së mbetjeve,...