Zbardhet ngjarja në Shkodër, kush është 42-vjeçari i plagosur

Zbardhet ngjarja në Shkodër, kush është 42-vjeçari i plagosur

Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 22:06 Një sherr i nisur për arsye banale ka përfunduar në një përplasje fizike dhe të armatosur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër–Koplik. Policia bën me dije se rreth orës 19:30 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, Edison Tirana, 42 vjeç, banues në Bericë. Sipas policisë, 42-vjeçari është përfshirë në konflikt për motive të dobëta. Në hyrje të qytetit të Koplikut, ai është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë sherrit kanë qëlluar edhe me armë zjarri drejt makinës së tij. Plumbat nuk e kanë prekur shoferin, por ai ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me barrierat anësore...