Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Plumba ndaj makinës në Shkodër–Hani i Hotit, shoferi del nga rruga dhe zhduket pas aksidentit
Të shtëna me armë zjarri raportohen në aksin Shkodër-Hani i Hotit. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një makinë në ecje është qëlluar me armë zjarri. Më pas mjeti është përplasur me një barrierë në anë të rrugës në afërsi të një karburanti. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihen detaje, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia. gijotina.com/