Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Trump paralajmëron padi ndaj BBC-së, nisur qe nga viti 2021
Bota E Shtunë, 15 Nëntor 2025 21:18 Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se do ta padisë BBC-në javën e ardhshme, pas një versioni të redaktuar të fjalimit të tij të vitit 2021, të transmetuar nga programi “Panorama”. BBC kërkoi falje për gabimin, por refuzoi të ofronte kompensim financiar. Duke folur me gazetarët në bord të Air Force One, Trump deklaroi: “Ne do t’i padisim ata mes një dhe pesë miliardë dollarë, ndoshta javën e ardhshme.” Avokatët e tij kishin dhënë një afat BBC-së deri të premten në orën 22:00 GMT për t’u përgjigjur, ndërsa kërcënuan me padi njëmiliardëshe nëse nuk publikohej një tërheqje dhe kërkim falje. Trump akuzoi BBC-në për mashtrim ndaj publikut, duke bërë të dukej sikur ai po nxitonte në mënyrë të qartë...