Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pas skandalit me mikun e tij të ngushtë dhe ‘gllabërimin’ e 100 mln eurove, Zelensky njofton riorganizimin e sektorit të energjisë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të shtunën se po fillon ristrukturimi i kompanive shtetërore të energjisë, përfshirë kompaninë e energjisë bërthamore Energoatom, e cila ka qenë në qendër të një skandali të madh korrupsioni ditët e fundit. “Ne po fillojmë ristrukturimin e kompanive kryesore shtetërore të energjisë”, tha udhëheqësi ukrainas në një deklaratë në mediat sociale. Deklarata tha se një bord i ri mbikëqyrës do të ngrihej “brenda një jave” në Energoatom , kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore në qendër të skandalit. Të hënën, Byroja Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) tha se kishte zbuluar një “sistem kriminal” pas përvetësimit të 100 milionë dollarëve të destinuar për sektorin, duke çuar në dorëheqjen e ministrave të drejtësisë dhe energjisë. Përveç Energoatom, kompani të tjera shtetërore të energjisë...