Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
EMRAT/ Aksident në aksin Vlorë–Kotë, përplasen dy mjete, plagoset pasagjeri
Rreth orës 15:30 të ditës së sotme, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, pranë fshatit Qishbardhë, është regjistruar një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Në aksident janë përfshirë mjetit tip Ford, i drejtuar nga shtetasi Albert Hasani, dhe mjetit Volkswagen i drejtuar nga shtetasi Elidon Veraj. Si pasojë e përplasjes, shtetasi Sokol Gjondeda është transportuar në spital për kontroll mjekësor. Nuk raportohet për rrezik për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Top Channel