Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Biznese pa transparencë, Ministria e Kulturës fsheh të dhënat për aktivitetet tregtare brenda kalave
Në disa prej kalave dhe parqeve arkeologjike më të njohura të Shqipërisë ushtrohen prej vitesh aktivitete private si bare dhe restorante, por Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit nuk ka bërë publik asnjë informacion mbi mënyrën se si kontrollohen këto veprimtari apo me çfarë kontratash operojnë ato brenda hapësirave të mbrojtura dhe me status monument kulture. Nga Erjola Azizolli-Amfora.al Në faqen ‘kalajalekursit.sarande’ në rrjetin social Instagram, lokali promovon ngjarje, darka panoramike dhe shërbime për turistët në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë, një nga monumentet më të piktoreske në jug të vendit. Por ndonëse të paktën 6 biznese private ushtrojnë prej vitesh aktivitet në hapësira publike me status monument kulture, institucionet shtetërore nuk japin asnjë informacion mbi kontratat me të cilat këto biznese funksionojnë, apo mbi...