Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vizita e Zelenskyt në Greqi nën masa të rrepta sigurie dhe me orare ‘sekrete’, çfarë do t’i kërkojë Presidenti ukrainas Athinës zyrtare?
Nën masa të rrepta sigurie dhe sekret ekstrem, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Athinën nesër, raportojnë mediat greke. Në axhendën e vizitës së tij janë energjia dhe korridori vertikal për transportin e LNG-së amerikane. Vizita e Zelenskyt zhvillohet pas rreth dy vitesh, pas asaj në gusht 2023. Oraret e takimeve të presidentit ukrainas në Athinë nuk janë njoftuar për arsye sigurie, siç ndodh me çdo udhëtim të Zelenskyt, shkruajnë mediat fqinje. Raportohet se Zelensky do të takohet me radhë me Presidentin Konstantinos Tasoulas, pastaj me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, dhe takimet e tij do të përfundojnë me Kryetarin e Parlamentit Nikitas Kaklamanis. Energjia është tema më e nxehtë e diskutimit në këto takime, megjithëse Volodymyr Zelensky do të ngrejë edhe çështje të mbrojtjes, një...