Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SYRI TV/ ‘Jam në këtë projekt për ty, me thuaj ç’të bëj’/ Detaje të reja nga afera e tunelit të Llogarasë
SYRI TV ka siguruar detaje te reja nga dosja e supervizimit të tunelit të Llogarase, ku komunikimet mes inxhinierit grek Ioannis Kirkinezis dhe ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberit ekspozojnë paracaktimin e tenderit. Hetimi i SPAK zbuloi se ‘Net Group’ i Valter Begaj dhe ‘Hill Internacional V.N.’ i Kirkinezis kanë ndryshuar 98% të stafit që do të mbikëqyrte punimet. Pjesa më e madhe e stafit të paraqitur Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ngritur nga Sekretaria e Përgjithshme e Belinda Ballukut, u ndryshua menjëherë pas fitimit të tenderit. Nga SYRI TV ‘Ne jemi në këtë projekt për shkakun tënd dhe për ty. Thjesht më trego çfarë të bëj, dhe unë do të ndjek plotësisht këshillat e tua...’ Ky është vetëm një nga shumë mesazhet e dërguara përmes...