Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Pilotët e FA dhe FSK trajnim të përbashkët për rritjen e gatishmërisë operacionale
Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 18:58 Në kuadër të marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit mes Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), pilotët e të dy vendeve kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët me fokus rritjen e gatishmërisë operacionale dhe shkëmbimin profesional. Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, publikoi në rrjetet sociale pamje nga ky stërvitje e përbashkët ajrore, duke vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy forcave. Kapiten Atdhe Hasani nga FSK theksoi rëndësinë e trajnimit, i cili është pjesë e programit të fluturimeve me helikopterët “Cougar”, të parashikuar në marrëveshjen mes dy shteteve. “Jemi këtu për të realizuar programin e fluturimeve me helikopter Cougar, një program i përcaktuar në marrëveshjen bilaterale mes Republikës së Kosovës...