Manny Chavez
SHBA- Një adoleshent nga Oregoni është bërë viral pasi ndau shqetësimet e tij për prindërit, të cilët jetojnë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara, mes rritjes së aktivitetit të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në zonë.
Manny Chavez, 16 vjeç, ishte një nga dhjetëra banorët që folën në një mbledhje të Këshillit të Qytetit në Hillsboro të martën, duke dënuar bastisjet e ICE në periferinë e Portland.
“Thjesht dua t’ju them se jam i frikësuar që prindërit e mi të dalin atje, të dalin nga shtëpia e tyre, sepse mund të mos kem mundësi t’u them lamtumirë nëse shkojnë në punë. Mund të mos kem mundësinë t’i shoh më kurrë. Jam i frikësuar për këtë, sepse ata kanë luftuar kaq shumë që të vijnë këtu dhe të zgjedhin një jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Jam i frikësuar se të gjithë ata që dua, nuk do të mund t’i shoh më kurrë, sepse edhe pse janë qytetarë amerikanë, ata (autoritetet) nuk kujdesen për ne. Na trajtojnë si qen, na trajtojnë si kafshë.”- vazhdoi Chavez me zë të dridhur.
Chavez ndau gjithashtu shqetësimin se një ditë mund të mbahej në shkollë nga agjentë të ICE me maska ndërsa prindërit e tij arrestoheshin, dhe u lut që anëtarët e këshillit të qytetit të ndërmarrin veprime dhe t’i ndihmojnë banorët të luftojnë ndaj ICE.
“Shpresoj që ju të jeni në krahun tonë, sepse ne po luftojmë për të drejtat tona dhe po trajtohemi si kafshë, sepse njerëzit na gjykojnë nga ngjyra e lëkurës dhe mënyra si flasim,” -tha ai, para se të kritikonte Presidentin Donald Trump./ Marrë nga Daily Mail.
