Policia plan masash për ‘Shqipëri – Angli’, kontrolle të imtësishme, rrugët ku ndalohet qarkullimi i makinave

Policia plan masash për ‘Shqipëri – Angli’, kontrolle të imtësishme, rrugët ku ndalohet qarkullimi i makinave

Policia e shtetit publikon masat e sigurisë për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Angli që do të zhvillohet më datë 16 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit informoi sot se do të angazhojë qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’ju ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit. Në këtë kuadër janë marrë masa për shoqërimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Anglisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas. -Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të...