Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Ngjarje e rëndë në Rrogozhinë, një makinë përplas një vajzë 2 vjeç
Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 15:47 Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Rrogozhinë, ku një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2 të qytetit. Drejtuesi i mjetit, një 24-vjeçar me inicialet F. Xh., banues në Rrogozhinë, dyshohet se ka goditur të miturën gjatë momentit kur po kryente manovrën e kthimit të automjetit në rrugicën e lagjes. Si pasojë e përplasjes, e mitura ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për procedurat e mëtejshme hetimore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.