Aksident mes dy makinave në aksin Vlorë-Kotë, një person i plagosur dërgohet në spital

Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 16:28
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Vlorë–Kotë, ku janë përfshirë dy mjete. Si pasojë e këtij aksidenti një person është plagosur.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 pranë fshatit Qishbardhë, ku mjetit tip Ford, i drejtuar nga A.Hasani, dhe mjetit Volkswagen me targa AB 981 VP, i drejtuar nga shtetasi E.Veraj janë përplasur me njëri-tjetrin.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:30 të ditës së sotme, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, pranë fshatit Qishbardhë, është regjistruar një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete.

Ngjarja ka ndodhur mes mjetit tip Ford, i drejtuar nga shtetasi A.Hasani, dhe mjetit Volksëagen me targa AB 981 VP, i drejtuar nga shtetasi E. Veraj.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi S.Gjondeda është transportuar në spital për kontroll mjekësor. Nuk raportohet për rrezik për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.