Përfshihet nga zjarri banesa në Astir, zjarrfikësit shpëtojnë fëmijët e vegjël nga ballkoni

Përfshihet nga zjarri banesa në Astir, zjarrfikësit shpëtojnë fëmijët e vegjël nga ballkoni

pamjet nga ngjarja TIRANË-Një banesë është përfshirë nga zjarri në zonën e Atirit, Tiranë. Në pamjet e siguruar nga ZËRI shihet se banesa e një apartamenti është përfshirë nga flakët dhe tymi ka mbuluar zonën. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësja, policia dhe ambulanca. Në katet e tjera, për shkak të shtëllungave të tymit, disa banorë mbetën të bllokuar, çfarë kërkoi ndërhyrjen me shkallë të zjarrfikëses. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale./ZËRI