Tragjike në Rrogozhinë! 27-vjeçari përplas të miturën teksa po kthente mjetin, humb jetën 2-vjeçarja

Tragjike në Rrogozhinë! 27-vjeçari përplas të miturën teksa po kthente mjetin, humb jetën 2-vjeçarja

FOTO ILUSTRUESE RROGOZHINË-Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Rrogozhinë. Ngjarja ka ndodhur mesdinën e sotme, ku shoferi 27-vjeçar ishte duke kthyer mjetin në rrugicën e lagjes dhe ka përplasur një 2-vjeçare. Fatkeqësisht e mitura ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i automjetit është sjoqëruar në Polici. Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2, Rrogozhinë, shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, ka goditur me automjet gjatë kthimit të automjetit për në rrugën e lagjes një të mitur 2-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.