Vrasja e dy biznesmenëve në Kurbin! Klaudio Përkola ende në kërkim, dënohet me 25 vite burg

Bujar Lika dhe Paulin Gjergji

TIRANË-Klaudio Përkola, i cili konsiderohet si ndihmës gjatë atentatit që i mori jetën Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Apelit. Përkola, ende në kërkim, u gjet fajtor për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese, teksa më herët gjykata ka dënuar edhe ekzekutorët, mes tyre Eduart Lamaj, i mbetur i plagosur në skenën e krimit dhe që u arrestua teksa po kurohej në një spital privat në Tiranë. 
Mbrojtja e Përkolës mohoi pjesëmarrjen e tij në krim, por kërkesa për ta akuzuar atë për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorëve u refuzua nga gjykata. Kjo dëshmi përforcon rolin e tij si ndihmës në një atentat që tronditi opinionin publik dhe ngjalli shqetësime për sigurinë në vend.

Si ndodhi ngjarja
Bujra Lika dhe Paulin Gjegji u ekzekutuan me breshëri plumbash më 30 maj të vitit 2020 në një lokal në autostradën Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorëm. Konkretisht Eduart Lamaj së bashku me Ilir Xhepaj, të veshur si policë, hynë në hotelin A&A në Kurbin. Në momentin që Lamja ka hyrë në lokal, Gjergji ka qenë i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj tij. Nga kjo përleshje Eduart Lamaj mbeti i plagosur në këmbë. Ai u arrestua në një klinikë në Qytet Studenti. 
Në dëshminë e tij ai ka thënë se ka kërkuar ndihmën e tre miqve të tij për të kryer atentatin, konkretisht Ilir Likajt (Xhepajt, Klaudio Përkolës dhe Oltion Vlashit. Dy të fundit ende në kërkim nga Policia. Dy biznesmenët njiheshin si miq të të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt. Ndërkohë arsyet e ngjarjes mbeten ende të pazbardhura./ZËRI