Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Paralajmëron Berisha: Protesta për të rikthyer votën e lirë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se qytetarët duhet të ngrihen në protesta, pasi sipas tij, “krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit”. Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se nëse kjo nuk ndodh, farsa e ardhshme elektorale do të rritet. “Nëse bindemi për realitetin që është, atëherë ne nuk kemi një rrugë të dytë, nuk kemi rrugë tjetër, përveç se të ngrihemi me guximin, të gjithë ata që duan një votë të lirë dhe të përballemi me këtë qeveri, gjersa të rikthejmë votën e lirë ndaj shqiptarëve”, shtoi ai. Sipas kreut të PD-së, çdo opozitar duhet të analizojë, realitetin ekzistues sot dhe të bindet se, çdo krahasim me realitete të mëparshme, 2006-2009-2012 e me radhë është absolutisht i paqëndrueshëm....