Futja e Muçi Shaljanit në AMP/ Gjykata: Arrestimi i dy policëve, i paligjshëm

Futja e Muçi Shaljanit në AMP/ Gjykata: Arrestimi i dy policëve, i paligjshëm

Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar arrestimin e dy efektivëve të Komisariatit Nr.3, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, duke e konsideruar atë të paligjshëm dhe pa vendosur asnjë masë sigurimi ndaj tyre. Prokuroria kishte kërkuar për ta masat “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes jashtë vendit deri në përfundim të hetimeve, por trupa gjykuese ka vlerësuar se arrestimi nuk ishte i bazuar në ligj. Dy policët u ndaluan pas atentatit të së martës në rrethrrotullimin e Rinasit, ku u vra 47-vjeçari Gilmando Dani, ndërsa punonjësi i AMP-së, 40-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), mbeti i plagosur rëndë dhe humbi jetën ditën e sotme. Hetimet gjyqësore pritet të vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.