Tragjedi në Rrogozhinë, 24-vjeçari përplas me makinë për vdekje një vajzë 2-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Rrogozhinë, ku një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën.

Policia bën me dije se e mitura është përplasur për vdekje me makinë nga 24-vjeçari me iniciale F.Xh.

Mësohet se i riu ka qenë duke kthyer mjetin në momentin që ka përplasur të miturën, e cila ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2, Rrogozhinë, shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, ka goditur me automjet gjatë kthimit të automjetit për në rrugën e lagjes një të mitur 2-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme”, njofton policia.