Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga, ja si u ndanë çmimet e tjera
Këtë të shtunë është bërë ndarja e çmimeve në Panairin e Librit, ku “Autori i Vitit” është shpallur akademiku Artan Fuga me veprën “‘Ndëshkimi i dytë i Evës”. Çmimi “Autori i librit më të mirë studimor”, iu dha autorit Ali Xhiku, për veprën Faqeve të historiografisë shqiptare, ndërsa çmimi “Përkthyesi më i mirë i vitit” iu dha autorit Virgjil Muçi për përkthimin e veprës “Xhejmsi të Percival Everett”, fitues i Çmimit Pulitzer 2025. Ndarja e plotë e çmimeve në Panairin e Librit 2025: Çmimi “Autori i librit më të mirë studimor” I jepet z. Ali Xhiku, për veprën Faqeve të historiografisë shqiptare, botuar nga “Onufri”, për kontributin e vyer për ndriçimin teorik dhe metodologjik të çështjeve kyçe të historisë së letërsisë shqipe, në një vepër ku ndërthuren njohja e thellë...