Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shkrimtari 9-vjeçar në panair/ Prezantohet përralla me titull “Ragi dhe muzika e pyllit”, me autor Andrei Agasi
Mes titujve të rinj të letërsisë për fëmijë, në Panairin e këtij viti, dallohen pak vepra që autorë kanë pikërisht fëmijët. I tillë është libri Andrei Agasit, vetëm 9-vjeç, që me fantazinë dhe imagjinatën e moshës shkroi përrallën “Ragi dhe muzika e pyllit”. “Libri flet për një papagall, i cili adhuron muzikën, por mamaja mendon se çështje si mbijetesa janë më të rëndësishme. Ragi (papagalli) duhet të kalojë disa vështirësi, por në fund, me fuqinë e muzikës, ia del”, shprehet djaloshi. Me pasionin për muzikën që bashkon njerëzit, duke njohur më mirë se çdo autor i rritur botën e fëmijëve, Andrei i fton bashkëmoshatarët në një udhëtim magjik në aventurat e personazhit të tij: “Duke shkruajtur për bashkëmoshatarët e mi, lejova kreativitetin të bëjë punën...