‘Jemi në këtë projekt për shkakun tënd dhe për ty…’ Si u mashtrua me ekspertë grekë e shqiptarë për të fituar tenderin prej 2 milion eurosh

‘Jemi në këtë projekt për shkakun tënd dhe për ty…’ Si u mashtrua me ekspertë grekë e shqiptarë për të fituar tenderin prej 2 milion eurosh

Elton Qyno - Syri.net “...Ne jemi në këtë projekt për shkakun tënd dhe për ty. Thjesht më trego çfarë të bëj, dhe unë do të ndjek plotësisht këshillat e tua...” Ky është vetëm një nga shumë mesazhet e dërguara përmes aplikacionit “Signal” nga inxhinieri grek Ioannis Kirkinezis tek ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi. Në muajin maj 2022, ai i ankohej Berberit se punët nuk po shkonin mirë. Greku i kompanisë “Hill Internacional V.N.”, përmes mesazheve në telefon, i kujtonte Berberit se në lojën e mbikëqyrjes së punimeve të Tunelit të Llogarasë ishte futur një zyrtar i ARRSH-së. Për këtë arsye, Berberi duhej të theksonte rëndësinë dhe domethënien e punës, pasi firma zbatuese që ndërtonte tunelin nuk po i përmbahej projektit fillestar në terren. Sipas dosjes...