Dyshohet se ndihmuan Shaljanjin të bëhet pjesë e AMP/ Sot seanca për masën e sigurisë për dy efektivët e komisariatit nr.3

Dyshohet se ndihmuan Shaljanjin të bëhet pjesë e AMP/ Sot seanca për masën e sigurisë për dy efektivët e komisariatit nr.3

Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 13:47 Rëndohet bilanci i atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit të ndodhur të martën e 11 Nëntorit. Pas 4 ditësh në trajtim intensiv në reanimacionin e Traumës, ka ndërruar jetë 42-vjeçari Muçi Shaljani. Tashmë do të kryhet çdo procedurë sipas ligjit dhe do i jepet trupi familjarëve për të zhvilluar edhe ceremoninë mortore. Policia e shtetit ka bindje që në këtë sulm me armë zjarri nuk ishte shënjestër Muçi Shaljani, por miku i tij Gilmando Dani, me të cilin ka qenë në Barcelonë prej datës 7 nëntor deri më datë 11 dhe më pas kanë mbërritur nëpërmjet aeroportit të Rinasit, kanë marrë makinën e tyre Benz e sapo kanë dalë tek rrethrrotullimi i ‘Nënë Terezës’ janë hasur me breshëri të...