Ktheu lokalin në laborator droge! 43-vjeçari tenton t’i ikë Policisë, hedh çantën me kanabis në Drin

Ktheu lokalin në laborator droge! 43-vjeçari tenton t’i ikë Policisë, hedh çantën me kanabis në Drin

DROGA E SEKUESTRUAR LEZHË-Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në Lezhë, i cili dyshohet se ktheu lokalin e tij në një laborator droge. Gjatë përpjekjes për t’u arratisur, ai hodhi një çantë me lëndë narkotike në lumin Drin, por u kap nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit u zbuluan doza me kanabis të gatshme për shitje brenda çantës, si dhe qindra doza të tjera të fshehura në lokalin e marrë me qira. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitorja”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike. Kapet në flagrancë në shëtitore dhe vihet në pranga 43-vjeçari që kishte përshtatur lokalin e marrë me qira, për përdorim të drogës, përpunim e fshehje të saj, me qëllim shitjen në qytetin e Lezhës. 43-vjeçari...