Tiranë/ Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet

Tiranë/ Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet

Policia ka arrestuar shtetasin Ahmet Bellahu, 40 vjeç, i dënuar më parë për mashtrim, nën dyshimin se ka marrë 21 000 euro nga një person, duke e mashtruar se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjykata e Tiranës e kishte dënuar Bellahun në vitin 2024 me 6 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. “Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të akuzuar/dënuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, finalizuan operacionin “Pasoja”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, Ahmet Bellahu, 40 vjeç....