Emri/ Tentoi t’i largohej forcave të policisë me biçikletë dhe hodhi çantën me kanabis në lumë, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

Emri/ Tentoi t’i largohej forcave të policisë me biçikletë dhe hodhi çantën me kanabis në lumë, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

Gjatë operacionit, forcat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me “Shqiponja”-t dhe Komisariatin e Policisë Lezhë, arrestuan në flagrancë një 43-vjeçar nga Lezha, i identifikuar me inicialet Krenar Berisha, alias Krenar Shabani. Sipas Policisë, i arrestuari kishte përshtatur lokalin që kishte marrë me qira si ambient për përdorim, përpunim dhe fshehje të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre. Në momentin që ka vënë re shërbimet policore, 43-vjeçari ka tentuar të largohet me biçikletë dhe ka hedhur një çantë në lumin Drin. Pas ndjekjes dhe kërkimeve disa minutëshe, Policia arriti të kapë personin dhe të gjejë çantën e hedhur në lumë, brenda së cilës u gjetën doza të kanabisit gati për shitje. Kontrollet vijuan edhe në lokalin që ai përdorte, ku u gjet një çantë tjetër...