Dy studentët shqiptarë humbën jetën në aksident në Cleveland, familjet nisin procedurat për t’i sjellë në Shqipëri

Dy studentët shqiptarë humbën jetën në aksident në Cleveland, familjet nisin procedurat për t’i sjellë në Shqipëri

Dy të rinj shqiptarë që studionin në Cleveland State University në SHBA humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor të martën, duke shkaktuar pikëllim të thellë në komunitetin shqiptar dhe atë universitar. Viktimat janë Samira Xhaferi, 28 vjeç, dhe i fejuari i saj Albi Çela, 30 vjeç, të cilët kishin shkuar në SHBA nga Shqipëria për të ndjekur studimet e larta. Samira ishte doktorante, ndërsa Albi po përfundonte studimet në drejtësi. Të afërmit e tyre tregojnë se çifti ndodhej në rutinën e zakonshme të mëngjesit në momentin e aksidentit, përpara se Albi ta linte Samirën në universitet dhe të shkonte në punë. “Ishin njerëz jashtëzakonisht të zgjuar, të talentuar dhe me zemër të madhe,” tha Samia Mansour, kushërirë e familjes, për mediat amerikane. Familjet e...