Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Arabia Saudite kërkon F-35, Donald Trump thotë se po e shqyrton
Bota E Shtunë, 15 Nëntor 2025 12:16 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se po shqyrton një kërkesë nga Arabia Saudite për të blerë avionë luftarakë të tipit “F-35”, vetëm disa ditë para vizitës së Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman, në Shtëpinë e Bardhë, më 18 nëntor. Në bordin e “Air Force One”, Trump tha për gazetarët: “Riadi ka shprehur një interes të madh për të blerë avionë të përparuar amerikanë të prodhuar nga ‘Lockheed Martin’. Ata duan të blejnë shumë avionë luftarakë. Më kanë kërkuar ta shqyrtoj.” Sipas raportimeve të Bloomberg, të dy udhëheqësit pritet të arrijnë një marrëveshje që i mundëson Arabisë Saudite të blejë F-35-a. Duke folur në kushte anonimiteti, një zyrtar i administratës tha se diskutimet përfshijnë edhe marrëveshje ekonomike...