Atentati me 2 viktima në Rinas! Rama: Do ishte zbardhur në kohë reale…projektin me kamera do e marrim nga Dubai

Edi Rama, Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë atentatin mafioz me dy viktima në Rinas, ku u ekzekutua më 11 nëntor Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe miku i tij, efektivi i AMP-së Muçi Shaljani alias Sheqeri i cili ndërroi jetë sot.
Sipas Ramës ngjarja do ishte zbardhur në kohë reale nëse do të ishte krijuar sistemi i monitorimit me kamera inteligjente. Kreu i qeverisë u shpreh se projekti do të vijojë të zbatohet shumë shpejt dhe vendi ynë do e marrë nga Emiratet e Bashkuara, por kërkon 12 muaj të implementohet. Rama thekson se brenda mandatit i gjithë vendi do të monitorohet me sistemin e kamerave inteligjente.

Edi Rama: Projekti i monitorimit të kamera inteligjente do të vijojë të zbatohet shumë shpejt, është vonuar për shkak të pengesave burokratike. Do ta marrim nga Emiratet e Bashkuara që tashmë e kanë implementuar, nuk mund të hedhësh asnjë mbeturinë në tokë sepse identifikohesh. 8 muaj na kanë marrë burokracitë. Emiratet nuk ia kanë dhënë dikujt tjetër këtë projekt, na e kanë dhënë vetëm ne. Kërkon 12 muaj të implementohet. Nëse do të kishim këtë sistem në këmbë, ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale, por nuk është problemi tek zbardhja, por në momentin që sistemi ekziston, parandalon në mënyrë efikase të gjitha llojet e shkeljeje që lidhen me rendin, qetësinë, rregullat e qarkullimit. Brenda këtij mandati, jo vetëm do e kemi këtë sistem, por do t’i shohim hajrin.