Edi Rama: “Projekt-buxheti i PS ka kryefjalë pensionistët”

Edi Rama: “Projekt-buxheti i PS ka kryefjalë pensionistët”

Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 10:44 Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e Njësisë numër 3 në Tiranë, ku foli për projekt-buxhetin e Partisë Socialiste, duke theksuar se fokus kryesor do të jenë pensionistët dhe pagat e punonjësve. “Edhe pse është një ditë pushimi, jemi mbledhur për të ndarë disa momente dhe për të diskutuar linjat kryesore të buxhetit të bashkisë dhe të shtetit për vitin që troket. Më vjen shumë mirë që kemi një projekt-buxhet të PS-së që ka si kryefjalë pensionistët,” tha Rama. Kryeministri theksoi se për herë të parë janë krijuar kushtet financiare për të mbështetur pensionistët, falë rritjes së ekonomisë dhe reformave që e kanë nxitur këtë rritje. Ai bëri me dije se gjatë mandatit të katërt janë...