Kryeministri Rama: “Gjykata të rikthejë Veliajn, Ogerta drejt Bashkisë”

Kryeministri Rama: “Gjykata të rikthejë Veliajn, Ogerta drejt Bashkisë”

Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 10:59 Gjatë një takimi me qytetarët e Njësisë numër 3, kryeministri Edi Rama komentoi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se ai duhej të ishte personi që të fliste për buxhetin e kryeqytetit. “Natyrisht që nuk është normale që unë të jem pjesë e diskutimit për buxhetin e bashkisë. Duhet të ishte kryetari i Bashkisë që të fliste për buxhetin. Situata aktuale është për të ardhur keq, por duhet të shohim përpara,” tha Rama. Ai shtoi se, pavarësisht arsyes së hetimit, Veliaj nuk ka kryer ndonjë krim të rëndë dhe drejtësia është e pavarur, falë reformave që PS ka ndërmarrë për pavarësinë e saj. “Kur u ezauruan të gjitha shkallët, ishte normale të mendohej për të...