Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tepelenë, plagoset me thikë një person
Një konflikt mes tre personave ka degjeneruar në përdorimin e mjetit prerës thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e Ujit të Ftohtë. Konflikti verbal i nisur në zonën e ujit të ftohtë në rrugë ka agravuar në shkelma dhe grushta dhe më pas në përdorimin e thikës. Ka mbetur i plagosur rëndë një person. Ai është dërguar me urgjencë në spital në gjendje tepër të rëndë ku ka marrë ndihmën mjekësore në kohë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve aktualisht. Policia ka shoqëruar në komisariat personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.