Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Trump urdhëroi rritjen e trupave ushtarake në Karaibë, Maduro mesazh për homologun amerikan: Mjaft me luftëra të pafundme dhe të padrejta
Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro i kërkoi të premten homologut të tij amerikan, Donald Trump të përmbahet, në një kohë kur SHBA-të kanë vendosur një forcë të fortë ushtarake në Karaibe. I pyetur nga një gazetar i CNN nëse kishte një mesazh që do të donte t’i dërgonte Trump, Maduro u përgjigj: “Po, paqe!” Duke iu drejtuar popullit amerikan, presidenti venezuelian theksoi: “Mjaft me luftëra të pafundme. Mjaft me luftëra të padrejta. Mjaft me Libi. Mjaft me Afganistan.” Ndërkohë, Pentagoni publikoi imazhe të aeroplanmbajtëses më të madhe dhe më të përparuar të Marinës Amerikane, USS Gerald Ford, e cila mbërriti në Karaibe të martën, duke rritur fuqinë ushtarake amerikane në rajon. Që nga gushti, SHBA-të kanë vendosur tetë anije luftarake, një nëndetëse me energji bërthamore dhe...