Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.   Top Channel