Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Mbeti i plagosur në atentatin e rrethrrotullimit të Rinasit, ndërron jetë miku i Gilmando Danit, Muçi Shaljani
Muçi Shaljani, miku i Gilmando Danit i cili mbeti i plagosur në atentatin në rrethrrotullimin e Rinasit ka ndërruar pas 5 ditësh. Shaljani dhe Gilmando Dani u qëlluan me breshëri plumbash kallashnikovi ditën e martë të kësaj jave sapo dolën nga rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit. Shaljani u qëllua me 10 plumba 2 në kokë e 8 në trup, ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore që nga prej ditës së martë dhe ndodhej i intubuar nën terapi intensive. Bëhet me dije se ai ishte bërë pjesë e AMP-së si agjent në shtator të këtij viti. Top Channel