Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Plagoset me thikë 39-vjeçari në Vlorë, shoqërohen dy autorët e dyshuar
Një konflikt i ndodhur herët në mëngjes ka përfunduar me plagosjen e një personi në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë. Sipas policisë, rreth orës 04:30, një sherr për motive të dobëta ka degjeneruar në përdorimin e një mjeti prerës. Dyshohet se shtetasit D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë, kanë goditur me thikë shtetasin V. K., 39 vjeç. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.