Trump këmbëngul: Dua denuklearizim me Rusinë dhe Kinën

Trump këmbëngul: Dua denuklearizim me Rusinë dhe Kinën

Presidenti i SHBA Donald Trump e quajti denuklearizimin si zgjidhja më e mirë për kontrollin e armëve. Ai shprehu shpresë për një takim mbi këtë çështje me Rusinë dhe Kinën. “Ajo që do të doja të bëja është denuklearizimi, me fjalë të tjera, të zhvilloja një takim, para së gjithash, me tre fuqitë kryesore, për të zvogëluar armët bërthamore”, tha ai. Më 30 tetor, presidenti amerikan njoftoi se kishte urdhëruar fillimin e testeve bërthamore në kushte të barabarta me vendet e tjera që thuhet se kanë programe armësh bërthamore. Në llogarinë e tij në rrjetet sociale TruthSocial, Trump shtoi se ky proces do të fillonte menjëherë. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi se Moska do të reagonte nëse ndonjë fuqi bërthamore ndërmerrte një hap...