Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Biznesi shpëton pa viktima pas shpërthimit me tritol, hetimet vazhdojne
Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 08:52 Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kamzës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse në ambientet e jashtme të një biznesi në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M.. Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në fasadën e objektit dhe në zonën përreth. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.Banorët e lagjes janë alarmuar nga zhurma e fortë, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po mblidhen prova dhe po verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Nderkaq Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes...