Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Kamëz

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Kamëz

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar në një biznes në Kamëz. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 në bulevardin “Nënë Tereza”, dhe lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të lokalit. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen. Shpërthimi ka ndodhur në restorantin “Perla e Detit”, nga pjesa e mbrapme e lokalit, në pronësi të Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, kunetër. Sasia që ka plasur ka qenë e vogël, pasi janë thyer disa xhama të fasadës. Në kamerat e lokalit duket autori që afrohet dhe lë lëndën plasëse, i maskuar, dhe largohet me vrap në këmbë. Pronarët deklarojnë se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk kanë asnjë ide se pse është vendosur...