Rritja e diabetit në Shqipëri: Obeziteti dhe jeta sedentare në qendër të rrezikut

Rritja e diabetit në Shqipëri: Obeziteti dhe jeta sedentare në qendër të rrezikut

Obeziteti, jeta sedentare dhe mungesa e aktivitetit fizik po kontribuojnë në rritjen e numrit të personave që preken nga diabeti në Shqipëri. Sipas të dhënave të fundit, rreth 111 mijë qytetarë shqiptarë vuajnë nga kjo sëmundje kronike, ndërsa çdo vit regjistrohen rreth 6000 raste të reja. Mjekët, duke theksuar rëndësinë e një stili jetese të shëndetshëm, tregojnë se personat obezë janë më të rrezikuar për zhvillimin e diabetit, veçanërisht diabetit tip 2. Megjithatë, ata paralajmërojnë se gjenetika ka një ndikim të madh në zhvillimin e sëmundjes, dhe kjo prek gjithashtu individët që nuk janë obezë, por nuk kanë një stil jetese të shëndetshëm. Mjekja endokrinologe, Megi Lekbello, thekson se gjithashtu po vërehet një rritje e diabetit në grupmoshat e reja. Për të parandaluar këtë sëmundje...