Tritol biznesit në Kamëz

Tritol biznesit në Kamëz

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një shpërthim me tritol është regjistruar pas mesnatës në Kamëz. Lënda plasëse ka shpërthyer në ambjentet e jashtme të një biznesi në bulevardin “Nënë Tereza”. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit Njoftimi i policisë: Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI