Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Emri i Miroslav Lajçak del në emailet e Jeffrey Epstein
Skandali global i njohur si “Dosjet Epstein” ka prekur papritur edhe Sllovakinë, pasi një seri email-esh të sapo publikuara nga demokratët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA kanë zbuluar se Jeffrey Epstein ka përmendur në disa komunikime ish-shefin e diplomacisë sllovake, Miroslav Lajçak. Ky i fundit, që sot shërben si këshilltar i kryeministrit Robert Fico për çështjet e Ballkanit Perëndimor, figuron në korrespondencën e Epstein si një figurë me “peshë ndërkombëtare”. Dokumentet, pjesë e një arkive të madhe materialesh që detajojnë rrjetin e gjerë të kontakteve të Epstein me personalitete të politikës, biznesit dhe botës akademike, përfshijnë edhe citime nga viti 2019, ku Epstein e prezanton Lajçakun, si mik të afërt dhe si një nga zyrtarët më të rëndësishëm evropianë të kohës....