“Ajo që ndodhi ishte tronditëse”, Rama për Spitalin Onkologjik: Për herë të parë kemi fond për barnat, s’do ketë më mungesa

“Ajo që ndodhi ishte tronditëse”, Rama për Spitalin Onkologjik: Për herë të parë kemi fond për barnat, s’do ketë më mungesa

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka vijuar edhe sot takimet me qytetarët e Tiranës, në një dëgjesë me ta për të folur mbi buxhetin 2026, por dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Ndër të tjera Rama u ndal te spitali Onkologjik, ku për herë të parë përfshihet fond për barnat. Rama tha se me këtë fond nuk do të ketë më mungesë të mjekimeve për të sëmurët me kancer, duke thënë se kjo nuk do lërë hapësirë që mjekët të përfitojnë dhe të abuzojnë me detyrën, duke iu referuar skandalit të mjekëve në këtë spital një vit më parë. “Ajo që ndodhi në spitalin Onkologjik ishte tronditëse, por ama transformimi është i dukshëm. Ilaçet janë shumë të shtrenjta, dhe në buxhetin e 2026 ne...