Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Debati për emërimet, zgjedhja pa garë e Arta Dollanit në krye të arsimit parauniversitar, Kumbaro pyetet nga deputetët e opozitës
Emërimi pa garë i besnikes së Mirela Kumbaros, në krye të Agjencisë së Arsimit Parauniversitar shkaktoi debate në komisionin e ekonomisë. Ministrja e re e arsimit kishte shkuar për buxhetin por deputetët e opozitës i kërkuan llogari për investigimin e Top Channel për caktimin e krahut të saj të djathtë Arta Dollanit në krye të politikave shkollore, pas një rrugëtimi të gjatë së bashku nga Ministria e Kulturës në Ministrinë e Mjedisit e tashmë në Ministrinë e Arsimit. “Pse keni emëruar dikë që nuk ka lidhje me arsimin?”, e pyeti deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri. “Rasti në fjalë është si të gjitha rastet kur hapen vakancat në postet menaxheriale. Çdokush ka të drejtë të kandidojë nëse përmbush kriteret e parashikuara për këtë. Janë respektuar...