Takimi historik në Romë/ Një qeveri për 24 orë, Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje bashkëpunimi

Takimi historik në Romë/ Një qeveri për 24 orë, Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje bashkëpunimi

Për herë të parë në historinë e miqësisë mes dy vendeve, Shqipëria dhe Italia mbajtën një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, ku firmosën 16 marrëveshje bashkëpunimi. Meloni i konsideroi shqiptarët komb europian, ndërsa Rama tha se Italia mund të na kërkojë çfarë të dojë. Dhe e gjithë, mbledhja e përbashkët u bë pa përkthim, sepse gjuha zyrtare ishte ajo italiane. Ministrat firmosen një marrëveshje partneriteti strategjik dhe 15 marrëveshje të tjera në disa fusha kyçe, si mbrojtja, siguria, infrastruktura dhe shëndetësia. Një ditë historike, e cilësuan të dy kryeministrat duke dhënë mesazhe për marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve fqinje. “Ky nuk është një zgjerim i Europës, por një ribashkim i saj. Shqipëria është një komb europian. Ajo çka na takon ne është ta ndihmojmë...